Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija barazon me Vardarin në ndeshjen e tensionuar

Shkëndija e Tetovës ka barazuar në udhëtim te Vardari në ndeshjen e tensionuar.

Ndeshja e xhiros së 24-t e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut e zhvilluar të shtunën gjatë ditës u mbyll me rezultatin 1:1.

Nga minuta e 60-të, të dyja skuadrat mbetën me nga një futbollist më pak në fushë.

Pati përleshje pas duelit mes mbrojtësit të Shkëndijës, Anes Meliqit dhe sulmuesit të Vardarit, Azer Omeragiq.

Situata u qetësua pas disa minutash, por nga loja u përjashtuan Meliqi e Omeragiqi.

Shkëndija ishte në disavantazh nga minuta e 18-të, ndërsa golin e barazimit e shënoi thuajse në fund të ndeshjes.

“Kuqezinjtë” e Tetovës shënuan në minutën e 80-të me sulmuesin Almir Aganspahiq.

Në fundin e ndeshjes pati edhe hedhje të gjësendeve nga tifozët vendës.

Me këtë barazim, Shkëndija mbetet në vendin e tretë me 45 pikë, tri më pak se Shkupi i vendit të dytë. Vardari është duke luftuar për mbijetesë. Zë vendin e dhjetë me 26 pikë.

Po të shtunën, Voska dhe Shkupi barazuan pa gola, njësoj si Gostivari që barazoi në udhëtim te Bregalnica.

Artikuj të ngjashëm