Shkëndija ka arritur sonte të nxjerr vetëm barazim në ndeshjen e kthimit kundër moldavëve të Sheriff Tiraspolit, me rezyultat 0-0, por fal fitores minimale në ndeshjen e parë, 1-0 me gol të Ibraimit, Shkëndija kalon më tutje.
Në fazën e tret Shkëndijën e pret një short aspak i lehtë, pasi do të përballet me gjigantët austriakë të Salzburgut, të cilët sezonin e kaluar mbërritën deri në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës.
Gjithsesi, edhe në rast eliminimi, Shkëndija e ka të sigurt pjesëmarrjen në Play Off-in e Europa Leagues, arritje që e garanton për herë të tretë radhazi.
Nesër do të jetë radha e Kukësit, që të tentojë kualifikimin për në turin e tretë eliminator, teksa do të përballet në Azerbajxhan me Qarabagun vendas.