Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëlqimi i Donçiqit, “triple-double” i 33-të në karrierë

Dallas Mawericksi ka mposhtur San Antonio Spursin në orët e para të së enjtes dhe shtysë të madhe për këtë ka pasur sllovenin e talentuar Luka Donçiq.

Slloveni regjistroi “triple-doublen” e 33-të në karrierë, duke shënuar 22 pikë dhe 12 kërcime e 12 asistime për 39 minuta lojë.

Ish-ylli i Real Madridit edhe një herë “u tall” me kundërshtarët, duke depërtuar lehtë deri te koshi. Sidomos ishte vendimtar në momentet kur u “thye loja”, dy minuta para fundit të ndeshjes.

Te Spursi lojtari më efikas DaMar DeRozan me 30 pikë e 11 asistime.

Dallasi deri më tash ka arritur 19 fitore e 16 humbje, kurse Spurs ka 18 fitore e 15 humbje.