Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paraqitje që s’është parë ndonjëherë në NBA, Donçiq realizon “triple-double” historik

Luka Donçiq

Basketbollisti i Dallas Mavericks, Luka Donçiq, hyri edhe një herë në faqen e historisë së kampionatit më të fortë në botë, NBA. Ai shënoi 60 pikë, 21 kërcime dhe 10 asistime në fitoren ndaj New York Knics.

Basketbollisti slloven u bë i pari në histori që realizon “triple-double” me shifra të tilla.

Donçiqi ishte pak më shumë se 47 minuta në parket. Realizoi 16 nga 22 gjuajtjet e lira.

Në fund, Dallasi triumfoi me rezultatin 126:121 pas shtesës.

Donçiqi vazhdoi formën impresive të cilën po e kalon këtë edicion.