Katër ndeshje, 13 gola dhe gjashtë pikë për secilin ekip pa dhënë ndonjë mund shumë të madh. Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi kanë shënuar disa prej rikthimeve më komode, por që të dyja skuadrat e dinë se do t’u duhet edhe një shtytje e madhe kur takohen me njëri-tjetrin të martën.
Për afro gjashtë minuta, të shtunën në mbrëmje, kampioni në fuqi u vu në vështirësi. Hero i Eintracht Frankfurtit ishte Martin Hinteregger, që shënoi dy herë nga goditjet e këndit brenda pak minutash në pjesën e dytë dhe “Shqiponjat” ishin vetëm një gol larg kundërshtarit të tyre, që kishin krijuar epërsi 3:0.
Frankfurti më pas e hodhi poshtë gjithë atë që krijoi, me gabime të tmerrshme nga Gelson Fernandes dhe më pas edhe Hinteregger bëri shumë pak në mbulimin e hapësirave që iu krijuan forcave të Bayernit. Në goditjet standarde, megjithatë, Frankfurti nuk ishte aq i mirë që t’i shfrytëzonte plotësisht, dhe pësoi disfatë, 5:2.
Pasi e pa skuadrën e tij tek e mposhtte Wolfsburgun me lehtësi 2:0 disa orë më herët, Lucien Favre duhet të besojë se skuadra e tij do të jetë e mirë mjaftueshëm kur do të jetë nikoqire e Bayernit të martën. Por ai nuk e shprehu një gjë të tillë.
Mesazhe të përziera
Edhe
Bundesliga me superndeshje në fundjavë
“Nuk dua të flas për Bayernin. Duhet ta shijojmë fitoren që e arritëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ishte e tëra çfarë tha trajneri zviceran në lidhje me këtë çështje.
Por ky mesazh nuk ishte i njëjtë te të gjithë në Dortmund, me Julian Brandtin, Manuel Akanjin dhe kreun e futbollit profesionist, Sebastian Kehlin, pasi që të gjithë folën për kthimin e vëmendjes menjëherë te ekipi i vetëm mbi ta në tabelë.
Thomas Muller i Bayernit ka qenë paksa më këmbëngulës se të gjithë të tjerët. “Jemi duke marshuar. Dortmundi është duke marshuar. Jemi duke shikuar para, kah ndeshja e së martës”, tha ai.
Të drejtuarit e Favres janë dukur të sigurt që kur Erling Haaland e shënoi golin e parë në periudhën e re të shtunën e kaluar, duke e goditur fort rivalin Schalke, dhe kontrolluan pjesën më të madhe të lojës kundër Wolfsburgut, me golat nga Raphael Guerreiro dhe Achraf Hakimi që dolën të mjaftueshëm.
Edhe pse e mbajtën sërish portën e paprekur, pati momente për shqetësim dhe Renato Steffen duhej t’i barazonte shifrat menjëherë pas pjesës së parë për Wolfsburgun. Atij iu lejua shumë hapësirë në qendër të mbrojtjes dhe nuk ishte rastësi, pasi Mats Hummels u zëvendësua nga Emre Can në pjesën e parë, për shkak të dëmtimit të nyjës së këmbës.
Dortmundi shpreson se lojtari i tyre do të shërohet në kohë për ndeshjen që me shumë mundësi mund ta vendosë titullin. Por nëse ai mungon, ata do të jenë me vetëm një qendërmbrojtës natyral, Akanjin. Ky është problem në veçanti që i jep Favres në sistemin me tre mbrojtës.
Edhe
Bayerni dhe Dortmundi tashmë kanë vendosur ritmin në Bundesligë
Dyshimet në mbrojtje
Robert Lewandowski që e shënoi golin e tretë të Bayernit dhe të 27-in këtë sezon është rreziku i qartë, por Thomas Muller e ka rigjetur prekjen e parë para golit, pasi realizoi golin e dytë të shtunën, dhe Serge Gnabry që po e përjeton sezonin e jetës së tij. Derisa Hummels, i cili e la Bayernin në verë, nuk është lojtari i cili ka qenë dikur, megjithatë, ai është lider i mbrojtjes së Dortmundit...