Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkarkohet Wayne Rooney

Wayne Rooney

Birmingham City e ka shkarkuar menaxherin Wayne Rooney, pasi në 15 ndeshjet e fundit, skuadra i ka fituar vetëm dy lojë.

Ekipi i Championshipit ka thënë se nën menaxhimin e Rooneyt nuk janë përmbushur pritshmëritë e vendosura në fillim.

“Megjithë përpjekjet, rezultatet nuk i kanë përmbushur pritshmëritë që u bënë të qarta në fillim. Prandaj, bordi mendon se një ndryshim në menaxhim është në interesin e klubit”, thuhet në reagim.

Birmingham City e ka shkarkuar edhe trajnerin Carl Robinson më herët këtë sezon.

Për këtë ka reaguar edhe ish-futbollisti i Manchester Unitedit, duke thënë se do t'i duhet pak kohë për të kapërcyer këtë sfidë.

Edhe Chelsea shkarkon Roseniorin pas 107 ditësh Futboll 3 muaj më parë Chelsea shkarkon Roseniorin pas 107 ditësh

“Personalisht, do të më duhet pak kohë për ta kapërcyer këtë pengesë. Unë jam përfshirë në futbollin profesionist, qoftë si lojtar apo si menaxher, që kur isha 16 vjeç. Tani, kam në plan të kaloj pak kohë me familjen time ndërsa përgatitem për mundësinë e radhës në rrugëtimin tim si menaxher”, ka thënë 38-vjeçari në Facebook.

Birmingham që luan në Championship, gjendet në pozitën e 20-të me 28 pikë të tubuara.