Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkarkohet drejtori sportiv i Milanit

Pas Marco Fassone, tashmë në Milano ka përfunduar edhe aventura e Drejtorit Sportiv, Massimiliano Mirabellit.

Takimi mes Scaronit dhe Mirabellit ka përfunduar dhe “Sportmediaset” raporton se dy palët janë ndarë zyrtarisht.

Takimi nuk ka qenë frytdhënës për Mirabelin dhe atij i është komunikuar shkarkimi. Ai refuzoi prishjen e kontratës me konsesus, më vonë ndoshta do të vendoset edhe për dëmshpërblimin e tij, transmeton ksp.

Në këtë rol mund të rikthehet Braida i cili ka një karrierë të shkëlqyer në këtë pzicion te Milani.

Pas shkarkimeve të njëpasnjëshme, tashmë është radha e Gattusos i cili konfirmoi se nuk ka biseduar me pronarët e rinj të cilët kanë në dorë të ardhmen e klubit kuqezi.