Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkaku i trazirave shtyhet derbi i madh francez

Ndeshja derbi e javës së dhjetë të Ligue 1 të Francës në mes të Marsillet dhe Lyonit e planifikuar të luhej të dielën, është shtyrë për një datë tjetër.

Vendimi i ligës franceze të futbollit është marrë pas incidenteve para ndeshjes.

Image

Rreth një orë para fillimit të ndeshjes, autobusi i Lyonit u qëllua me gurë nga tifozët e Marseillet gjatë udhëtimit për në stadiumin “Velordome”.

Dritaret e autobusit u dëmtuan dhe trajneri Fabio Grosso u pa i gjakosur në fytyrë. Kjo nuk është hera e parë që një ndeshje mes Marsillet dhe Lyonit ndërpritet.