Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Marseille – Lens, kryendeshja në Francë

Aubameyang

Kryendeshja e futbollit francez në fundjavë është ndërmjet Marseilles dhe Lensit.

Derbi Marseille – Lens zhvillohet të shtunën nga ora 21:05 dhe i takon xhiros së 19-të të Ligue 1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lensi është skuadra që ka befasuar më së shumti këtë edicion. Është lartë në tabelë me 14 fitore, një barazim dhe tri humbje.

Edhe Marseille është në pjesën e epërme të tabelës. I ka 11 fitore, dy barazime dhe pesë humbje. Dy skuadrat po luftojnë për titullin e kampionit së bashku me kampionin në fuqi, Paris Saint-Germainin.

Skuadra e Marseilles të mërkurën u mposht në shtëpi nga Liverpooli në Champions, 3:0. 

Lensi ka tri fitore në pesë ndeshjet e fundit në kampionat ndaj Marseillet.

Me ndeshjen Lille – Strasbourg që luhet të dielën nga ora 20:45 përfundon edhe xhiroja e 19-të. Lensi ka 31 pikë në pozitën e pestë. Strasbourgu ka pesë pikë më pak në vendin e shtatë.