Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shiten të gjitha biletat për finalen e Championsit të femrave

Për herë në parë në histori të Ligës së Kampionëve të femrave, janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen finale që do të luhet muajin tjetër në finale.

Në finalen e datës 3 qershor, në të cilën do të përballen Barcelona me Wolfsburgut, pritet të vendoset rekord i shikueshmërisë sa i përket kësaj gare në konkurrencën e femrave. Ndeshja do të luhet në stadiumin e PSV Einhovenit, në të cilin pritet të jenë të pranishëm mbi 34 mijë shikues.

UEFA të martën ka bërë të ditur të martën se që nga finalja e vitit 2009 nuk janë shitur të gjitha biletat, ndonëse si Barcelona ashtu edhe Wolfsburgu ka kohë që i kanë marrë nga 4.500 bileta që iu takojnë.

Çmimi i tyre ka qenë prej 15 deri në 25 eurosh. Kjo ndeshje pritet ta thyejë shikueshmërinë e duelit të vitit 2019 kur Përfaqësuesen e femrave të Australisë e kanë përcjellë 30 mijë shikues.