Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shikueshmëri e madhe në ligat e ulëta gjermane

Të gjithë ata që e kanë përcjellë rënien poshtëruese në Përfaqësueses së Gjermanisë në botërorin “Rusia 2018” mund të kenë krijuar bindjen se futbolli gjerman përfundimisht ka rënë në gjunjë. Në Rusi, Gjermania shkoi si kampione e botës dhe u eliminua në fazën e grupeve.

Ekipin e Joachim Loewit e dënoi taktika dhe përzgjedhja e lojtarëve, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Pas këtij eliminimi në Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) janë paralajmëruar për rënie drastike të shikueshmërisë në edicionin e ri.

Kritikët kanë qenë të bindur se rezultatet negative të Përfaqësueses së Gjermanisë do të ndikojnë në shikueshmëri si në Bundesligë ashtu edhe ligat e tjera të këtij shteti. Por, duket se të gjithë janë gabuar, pasi numri i shikuesve në ligat e ulëta që tashmë kanë filluar po befason të gjithë.

Divizioni i tretë

Vikendin e shkuar divizioni i tretë dhe ato regjionale të Gjermanisë nisën me gara për edicionin 2018/19 të futbollit.

Oferta e futbollit mund të mos ishte cilësore për shkak të niveleve të ligave, por kjo nuk ndikoi në apetitin e tifozëve dhe për këtë dëshmia më e mirë është numri i tifozëve nëpër stadiume.

Në qytetin e Kaiserslauernit që është në jugperëndim të Gjermanisë, në stadiumin “Fritz-Walter” ishin tubuar 41.324 tifozë. Ata përcollën ndeshjen e Kaiserslauternit, ish-kampionit të Gjermanisë kundër Muenchen 1860 gjithashtu ish-kampion i Gjermanisë. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të divizionit të tretë dhe përfundoi me fitoren minimale të vendësve 1:0... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm