Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet e mëdha në divizionin e dytë po ia marrin vëmendjen Bundesligës

Kategoria e dytë e Gjermanisë kërcënon të largojë vëmendjen nga Bundesliga edicionin e ardhshëm me disa nga skuadrat e mëdha që do të garojnë në nivelin më të ulët. Hertha e Berlinit dhe Schalke nuk mbijetuan në Bundesligë, duke iu bashkuar ekipeve si Hamburg, Nuernberg, Kaiserslautern, Hannover dhe Fortuna Duesseldorf në divizionin e dytë. Të gjitha janë skuadra që luajnë në stadiume me kapacitet prej të paktën 50.000 ulësesh.

Vetëm pesë nga 18 skuadrat në Bundesligë edicionin e ardhshëm mund të mburren me shifër të tillë. Heidenheimi i promovuar do të luajë edicionin e parë në elitën e Gjermanisë në “Albstadion”, me kapacitet prej 15.000 ulësesh. Union Berlini luan në “Stadion An der Alten Forsterei” me kapacitet 22.000 ulëse dhe mund të detyrohet të lëvizë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve pasi ka zënë një vend në garën elitare evropiane për klube.

Kur Hertha pret Hamburgun në “Olympiastadion” me kapacitet prej 75.000 ulësesh, ose Schalke pret Kaiserslauternin para 62.000 tifozëve në Gelsenkirchen, ndeshjet do të tërheqin më shumë vëmendje se shumë përballje të kategorisë superiore.

Hamburgu (57 mijë ulëse)

Hamburgu nuk arriti të kthehej në Bundesligë pasi humbi në plejaut për të dytin edicion rresht. Tifozët e Hamburgut po festonin në ndeshjen e fundit kur menduan se skuadra e tyre më në fund ishte kthyer në Bundesligë pasi mundi Sandhausenin. Por Heidenheimi shënoi dy gola në kohën shtesë për të arritur promovimin në kurriz të Hamburgut.

Edhe Rekord i ri  - klubi i kategorisë së pestë i shet mbi 41 mijë bileta Futboll Rekord i ri - klubi i kategorisë së pestë i shet mbi 41 mijë bileta

Hamburgu, që ka gjashtë tituj kampioni të Gjermanisë, ishte i vetmi ekip që kishte luajtur çdo edicion në Bundesligë që nga formimi i ligës në vitin 1963. Është përpjekur të rikthehet qëkur ra nga liga në vitin 2019.

Kaiserslautern (49 mijë ulëse)

Katër herë kampioni gjerman, Kaiserslauterni, fitoi në mënyrë sensacionale Bundesligën si një ekip i promovuar në vitin 1998, kur Otto Rehhagel ishte trajner. Kishte qenë gjithmonë i pranishëm në divizionin elitar që nga formimi i tij në vitin 1963, deri në rënien e parë në vitin 1996. Rehhagel udhëhoqi “Djajtë e Kuq” drejt promovimit si kampion të kategorisë së dytë edicionin pasues dhe drejt triumfit të paharrueshëm të Bundesligës një vit më pas.

Kaiserslauterni u rrëzua përsëri në vitin 2006, u promovua në vitin 2010, ra në vitin 2012 dhe ra në divizionin e tretë më pas. Kaiserslautern u rikthye në divizionin e dytë edicionin e kaluar.

Nuernberg (50 mijë ulëse)

Nuernbergu, një tjetër anëtar themelues i Bundesligës, është nëntë herë kampion i Gjermanisë dhe ishte rivali më i madh lokal i Bayern Munichut, pavarësisht nga problemet. Nuernbergu ka rënë nëntë herë nga divizioni elitar, që është rekord. Fitoi titullin e parë të Bundesligës në vitin 1968 dhe ra për herë të parë edicionin pasues. Nuernbergu e shmangu për pak rënien në kategorinë e tretë në vitin 2020, duke shënuar në kohën shtesë për të fituar plejautin kundër Ingolstadtit. Edicionin e kaluar siguroi mbijetesën në kategorinë e dytë vetëm në xhiron e fundit.

Fortuna Duesseldorf (55 mijë ulëse)

Edhe Elversbergu, klubi i Bundesligës nga qyteti me 13 mijë banorë Futboll Elversbergu, klubi i Bundesligës nga qyteti me 13 mijë banorë

Duesseldorfi doli me një mënyrë të re për të mbushur stadiumin prillin e kaluar, kur njoftoi skemën “Fortuna për të gjithë”. Ky projekt parashihte bileta falas për disa ndeshje që fillojnë edicionin e ardhshëm. Pas një përfundimi në vendin e katërt edicionin e kaluar, klubi shpreson se mbështetja shtesë mund të ndihmojë në kthimin në Bundesligë, nga e cila u largua në vitin 2020 edicioni. Klubi fitoi titullin e vetëm të kampionatit gjerman me një fitore ndaj Schalkes në vitin 1933.

Schalke (62 mijë ulëse)

Shtatë herë kampioni gjerman, Schalke, u rrëzua përsëri muajin e kaluar pas vetëm një edicioni në Bundesligë. U rrëzua në vitin 2021 pas 30 vjetësh në divizionin kryesor. Më pas u kthye si kampion i Bundesliga 2. Sidoqoftë, implikimet financiare të asaj rënieje fillestare, përfundimi i marrëveshjes me gjigantin energjetik shtetëror rus “Gazprom” dhe pandemia e koronavirusit ndikuan shumë. I detyruar të ulte kostot, Schalke ende po përshtatet me një buxhet më të vogël, pavarësisht mbështetjes së madhe në Gelsenkirchen. Do të jetë një sfidë për t'u rikthyer sërish në Bundesligë në përpjekjen e parë.

Hertha Berlin (75 mijë ulëse)

Problemet e Herthas filluan në vitin 2019 kur investitori Lars Windhorst filloi të mbështeste klubin me shpresën për t'u bërë një nga më të mirët në Evropë. Vitet e trazirave brenda dhe jashtë fushës pasuan me rënien nga kategoria. Gjendja financiare e Herthas është edhe më e keqe se ajo e Schalkes. Klubi ende përballet me pritje për miratimin e vendit në divizionin e dytë, pas dorëzimit të dokumenteve në ligën gjermane të futbollit se ka qëndrueshmëri financiare. Hertha, një nga anëtarët themelues të Federatës Gjermane të Futbollit në vitin 1900, fitoi dy kampionate në vitet 1930 dhe 1931.

Zëvendësimet në Bundesligë

Edhe Elversbergu për herë të parë në histori në Bundesligë Futboll Elversbergu për herë të parë në histori në Bundesligë

Vendet e ish-fuqive në Bundesligë i kanë zënë skuadrat si Heidenheim dhe Darmstadt, ndërsa ish-klubi i Gjermanisë Lindore, Union Berlin, u promovua për herë të parë në vitin 2019. Leipzigu u themelua nga një prodhues pijesh energjike në vitin 2009 përpara se të gëzonte sukses të shpejtë me kualifikimet e rregullta në Ligë të Kampionëve dhe trofetë e njëpasnjëshëm të Kupës së Gjermanisë. Hoffenheimi u financua në mënyrë të ngjashme drejt suksesit nga inxhinieri i softuerit, miliarderi Dietmar Hopp. Augsburgu ka luajtur në Bundesligë që nga promovimi në vitin 2011. Bochumi shijoi një periudhë të gjatë në Bundesligë në vitet 1970 dhe 1980, por që atëherë ka kaluar më shumë kohë në divizionin e dytë. U kthye në Bundesligë si kampion i kategorisë së dytë në vitin 2021.

Freiburgu është një tjetër klub që mund të ketë aventurë të shkurtër në Bundesligë. Asnjë nga këto skuadra nuk ka fituar ndonjëherë titull të kampionit të Gjermanisë.