Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shigjetarët e Kosovës humbin nga Qiproja

Shigjetarët e Kosovës kanë pësuar disfatë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë. Kosovën e përfaqësuan Hazir Asllani, Edi Dvorani dhe Valmir Gllareva. Rezultati i përgjithshëm ishte 6:0 në të mirë të shigjetarëve të Qipros. Prej gjashtë gjuajtjeve me shigjetë, Asllani mbolli 49 pikë, Dvorani 42 ndërsa Gllareva 46.

Ndërkohë, në garat individuale tutje kanë shkuar Gllareva dhe Dvorani. Të dy janë kualifikuar pa zhvilluar gara. Të enjten do të paraqiten në 1/16 e finales, derisa Hazir Asllani humbi nga shigjetari algjerian, Ayoub Rahlaoui me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Artikuj të ngjashëm