Shigjetari Edi Dvorani ka përfunduar të hënën garimin në Lojërat Evropiane në Poloni.
Garuesi i Kosovës garoi në hark olimpik, ndërsa u ndal në 1/32 e finales. Humbi 6:0 nga slloveni Den Habjan Malavashiq.
Dvorani kishte garuar edhe të premten. Në garën kualifikuese ishte i 42-ti prej 47 garuesve gjithsej.