Mikaela Shiffrin konfirmoi se do të garojë në lëshim për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore, disiplinë që është të martën në Pekin. Shiffrin ka thënë se është gati për garën e saj të katërt, por që medaljen nuk e ka aspak në mendje.
“Do të jetë shumë bukur të garoj nesër. Por në të vërtetë nuk vjen në Olimpiadë për t'u ndjerë mirë”, tha Shiffrin pas përfundimit të seancës së dytë stërvitore të së hënës në shtegun e njohur si “The Rock” në Yanqing që ishte e 15-ta në mesin e skitareve që nuk e huqën asnjë portë. “Do të jetë garë intensive dhe pak nervoze, me siguri”.
Fituesja e dy medaljeve të arta olimpike nuk ka pasur aspak rezultate të mira deri më tani në garat që mori pjesë. Shiffrin nuk arriti ta përfundojë asnjërën prej disiplinave ku ishte favorite – sllallom të madh dhe sllallom – përpara se të përfundonte e nënta në super-G.
-
Shiffrin do të garojë në Super-G
-
Shiffrini nuk arrin ta përfundojë garën e parë në Botëror
-
Shiffrin heq dorë nga ndjekja e rekordeve, fokusohet te medaljet e Kupës së Botës
-
Shumë gjëra shkuan keq për ekipin amerikan të skijimit alpin në Pekin
-
Dështimi total i Shiffrinit në Olimpiadë, asnjë medalje dhe tri diskualifikime