Mikaela Shiffrin ka krijuar avantazh solid në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.
Të shtunën, ajo fitoi garën në disiplinën Super-G në Lenzerheide të Zvicrës, ndërsa vendin e dytë e zuri Romane Miradoli.
Shiffrini prinë në renditje me 60 pikë më shumë se Petra Vlhova në vendin e dytë, kur kanë mbetur edhe shtatë gara deri në fund.
Lëshimi i Lara Gut-Behramit ishte i mirë, por ajo dukej shumë e lodhur dhe duhet të jetë e kënaqur me vendin e tretë, ka shkruar të shtunën gazeta zviceran “Blick”.
“Duhej të luftoja. Të tregosh garë të mirë këtu ishte e vështirë. Një nga vështirësitë këtu është sepse mbetesh pa durim për shkak se shpejtësia nuk është edhe aq e madhe”, tha Gut-Behrami për televizionin SRF pas garës.
Bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Valon Behramit, më 11 shkurt e fitoi medaljen e artë në këtë disiplinë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.