Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gut-Behrami e treta në Super G

Në garën e parë në disiplinën Super G në edicionin 2023/24 të Kupës Botërore në skijim alpin, Lara Gut-Behrami ka zënë vendin e tretë.

Garën e mbajtur në St. Moritz të Zvicrës, të premten, e ka dominuar italiania Sofia Goggia.

Goggia arriti në finish për 1 minutë e 16.63 sekonda. Ishte për 0.95 sekonda më e shpejtë sesa skitarja austriake Cornelia Huetter që u rendit e dyta. Gut-Behrami ishte një sekondë më e ngadaltë se fituesja.

Ishte fitorja e 23-të në Kupë të Botës për Goggian, që barazohet me italianen tjetër Federica Brignone.

“Nuk po ndihem shumë mirë në skitë e shpejta, më duhen edhe disa lëshime për t’u mësuar”, ka thënë Gut-Behrami, që tashmë ka arritur tri herë në podium. Ka dy fitore, përfshirë një në sllallom të madh.

Edhe Gut-Behrami ka këputur ligamentet por synon të kthehet Sporte të tjera 7 muaj më parë Gut-Behrami ka këputur ligamentet por synon të kthehet

Të shtunën do të jetë gara e lëshimit.

Lara Gut-Behrami është gruaja e ish-futbollistit Valon Behrami.