Lara Gut-Behrami e ka zënë vendin e tretë në disiplinën Super-G të këtij edicioni të Kupës së Botës në “Altenmarkt” të Austrisë.
Të premten, gruaja e ish-futbollistit Valon Behrami, mbeti prapa Cornelia Huetter të Austrisë dhe Kajsa Vickhoff Lie të Norvegjisë.
Huetter hyri në finish me kohën 1 minutë e 13.17 sekonda, kurse Gut-Behrami ishte me 0.21 sekonda më e ngadaltë.
“Jam e lumtur që e fillova vikendin me podium”, ka thënë Gut-Behrami, që e regjistroi top-treshen për herë të 80-të në Kupë të Botës.
“Skijimi ishte në rregull dhe pjesa e lartë ishte në rregull po ashtu. Kisha kohë të mirë dhe kjo është ajo që e kërkoj, por mundem edhe më mirë. Shpresoj që të bëj më mirë në garat e radhës”, ka thënë Gut-Behrami.
Të shtunën është gara e lëshimit.