Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shevchenko nuk po shikon më futboll

Nëna dhe motra e ish-futbollistit të Milanit e Chelseat, ukrainasit Andriy Shevchenko, ndodhen në Kiev të Ukrainës.

Kjo gjë po e shqetëson Shevchenkon, i cili ka bërë thirrje që lufta të ndalet.

“Jam shumë krenar që jam ukrainas. Është një moment shumë i vështirë për vendin tim, popullin tim dhe për familjen time. Mamaja dhe motra ime janë në Kiev për momentin. Ato kanë parë gjëra të tmerrshme që kanë ndodhur atje. Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë, duhet të gjejmë një mënyrë për ta ndalur luftën. Mamaja dhe motra ime, ashtu si shumica e popullit ukrainas refuzojnë të largohen. Ata po qëndrojnë të vendosur për të luftuar, për lirinë tonë, për shpirtin tonë”, ka thënë Shevchenko për “Sky Sports”.

Ai ka shtuar se nuk po shikon më futboll dhe e vetmja gjë që i intereson është që të ndalet lufta në Ukrainë. Sheva ka përgëzuar UEFA-n dhe FIFA-n për vendimet që kanë marrë.

“Është një reagim i madh nga institucionet si UEFA dhe FIFA për të marrë vendimin e duhur. Kur lufta nuk është ndalur, mendoj se është vendimi i duhur që të mos lejojmë asnjë sportistë rus të marrë pjesë në asnjë ngjarje sportive. Futbolli nuk ekziston më për mua. Unë nuk mendoj për këtë. Nuk është koha për këtë. Nuk po shikoj asgjë, asnjë sport, asgjë”, theksoi Shevchenko, i cili nuk ndodhet në Ukrainë.