Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shevchenko, president i Federatës së Futbollit të Ukrainës

Ish-kapiteni dhe ish-përzgjedhësi i Ukrainës, Andriy Shevchenko, është emëruar president i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Shevchenko, kandidati i vetëm për president, u votua unanimisht në Kiev të enjten, duke marrë mbështetjen e 93 kandidatëve.

47-vjeçari e zëvendëson në këtë post Andriy Pavelkon, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka qenë në këtë rol prej vitit 2015. Shevchenko do të jetë në krye të Federatës ukrainase për pesë vjet. “Po e nis rolin e ri si President i Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Një sfidë dhe përgjegjësi e madhe është para meje – ta zhvillojë futbollin ukrainas në kohën më të vështirë të historisë së Ukrainës”, ka shkruar Shevchenko në platformën “X”. Shevchenko ka qenë ish-futbollist i Milanit, Chelseat dhe Dinamo Kievit. Ai është golashënuesi më i mirë i Përfaqësueses së Ukrainës me 48 gola në 111 ndeshje. U pensionua në vitin 2012, ndërsa në vitin 2004 ishte fitues i “Topit të Artë”.