Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shënuesi i dy golave të Italisë, Grifo i lumtur me fitoren

Mesfushori Vincenzo Grifo është i lumtur me fitoren e arritur nga Italia përballë Shqipërisë. Ai ka thënë se ka miqësi me mesfushorin e Shqipërisë, Amir Abrashin.

“Kemi luajtur te Freiburgu, jemi në kontakt është kënaqësi të luaj kundër tij. Ai tashmë është në Zvicër, por mu bë qejfi që e pashë. Shqipëria ka një skuadër të madhe dhe nuk ishte e lehtë të gjeje hapësira, shkuam në disavantazh por më pas u zgjuam. Në kombëtare ka gjithnjë konkurrencë. Jam i lumtur që jam me pjesën tjetër të skuadrës dhes shpresoj që të vazhdoj të shënoj gola”, u shpreh Grifo.