Gianluca Urlando do të mungojë në Gwangju të Koresë së Jugut, kur notarët më të mirë në botë të garojnë për të zëvendësuar të pensionuarin Michael Phelps në disiplinën e tij ikonike, 200 metra delfin.
Urlando, një 17-vjeçar me zë të butë, nuk kishte qenë fare gjallë kur Phelps nisi të dilte në skenë në vitin 2001. Amerikani Urlando muajin e kaluar në këtë disiplinë regjistroi kohë më të shpejtë se që kishte Phelps në moshën e tij. Ajo kohë e vendosi Urlandon në vend të tretë në renditjen botërore të vitit 2019, më tepër se dy sekonda para rivalit më të afërt amerikan, shkruan sot Koha Ditore.
"Ai djalë ka talent", tha Phelps, medalisti më i dekoruar i të gjitha kohërave për Urlandon, që do të jetë duke mbaruar shkollën në Sacramento kur të përfundojnë dy raundet e para në 200 metra delfin në Botërorin e notit në Gwangju të martën.
"Sinqerisht do të pëlqeja të shkoja në Kore", tha Urlando pas një stërvitjeje këtë muaj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
18-vjeçari Gout shkruan histori në sprint, kalon Boltin në këtë moshë
-
Kinezja 12-vjeçare shkruan histori, bëhet më e reja me medalje në kampionate botërore
-
Kinezja 12-vjeçare debuton në Botërorin e të rriturve, kualifikohet në finale
-
Klopp të premten prezantohet si selektor i Gjermanisë
-
Të hënën filluan kualifikimet olimpike në xhudo, Kosova kërkon normat e radhës