Hungarezi Kristof Milak ka fituar garën finale në 200 metra delfin në Botërorin e notit që po mbahet në Kore të Jugut, duke e thyer edhe rekordin e botës të Michael Phelpsit të vjetër dhjetë vjet.
Milak përfundoi garën për 1:50.73 minuta, duke përmirësuar rekordin e botës prej 1:51.51 minuta, që e kishte vendosur Phelps në Botërorin 2009 në Romë, shkruan sot Koha Ditore.
"Kur jam kthyer dhe kam parë kohën, gjithë presioni, gjithë tensioni më është larguar nga shpatullat dhe doli kënaqësia", ka thënë 19-vjeçari Milak.
Phelps së pari vendosi rekordin e botës në 200 metra delfin në vitin 2001, e më pas e vuri një rekord tjetër. Dhe që nga viti 2001 e deri të mërkurën, askush nuk ia kishte thyer rekordin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Michael Phelps po humb rekordet e botës, por po fiton thesare të tjera
-
Phelps mbetet edhe pa një rekord, Dressel kampion në 100 metra delfin
-
Not, thyhet rekordi botëror në 1500 metra stil i lirë
-
Pas triumfit në Botëror, Lyles synon të thyej rekordet e Boltit
-
SHBA-ja nuk e çon në botëror pasardhësin e Phelpsit