Që kur e shtangu Serena Williamsin duke e fituar turneun Grand Slam në tenis “Wimbledon”, si një 17-vjeçare e panjohur, Maria Sharapova kurrë nuk ka qenë larg qendrës së vëmendjes – si në tenis ashtu edhe jashtë sportit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Koha.net.
Një ikonë e vërtetë e tenisit, Sharapova 32-vjeçare ka vendosur të tërhiqet nga sporti të mërkurën.
Ishte menjëherë e qartë se kishte më tepër sesa vetëm një goditje të fuqishme te Sharapova, kur e mposhti Williamsin 15 vite më parë. Ajo befasoi të gjithë në arenë, duke u ngjitur në tribuna për të përqafuar familjen e saj dhe e ka ftuar nënën për të festuar.
Sharapova është lindur në Siberi, pasi prindërit e saj janë larguar nga Bjellorusia nga frika për ndikimin që mund të kishte katastrofa nukleare e Chernobylit.
Fal këshillës nga legjenda e tenisit Martina Navratilova, Sharapova dhe babai i saj Yuri u vendosën në Florida kur ajo ishte vetëm gjashtëvjeçare, për t’u koncentruar plotësisht në karrierën e saj në tenis.
Duke mos ditur anglisht, nëna e Sharapovas nuk ishte në gjendje t’u bashkohej atyre për dy vite dhe ftesa që Sharapova ia bëri asaj për të festuar pas triumfit në Wimbledon, ishte thjeshtë një shpërblim për sakrificën e saj.
Pas asaj fitore të famshme, Sharapova u bë sensacion brenda natës dhe ajo fitore ishte katalizator për karrierën e saj të suksesshme si në tenis ashtu edhe jashtë sportit. Sharapova shpejt u bë fytyrë e markave botërore, përfshirë Nikes, Porsches dhe Evianit, dhe ishte në ballinë të “Vogue”.
Jeta private e saj u bë veçanërisht interesim i tifozëve dhe vetëm një vit pas triumfit të saj në Wimbledon, Sharapova nisi lidhje me vokalistin e grupit Maroon 5, Adam Levine. Ishte raportuar se janë lidhur pas një takimi në festën e ditëlindjes së 18-të të Sharapovas.
Nuk zgjati shumë dhe romanca e radhës e Sharapovas ishte me dikë më afër shtëpisë së saj.
Edhe
Amanda Anisimova – “Maria Sharapova e ardhshme”
Nisën raportimet gjatë “US Openit” në vitin 2006, se Sharapova dhe tenisti amerikan Andy Roddick janë së bashku, por edhe ajo lidhje nuk zgjati.
Ajo ishte shkurtazi në lidhje me Charlie Ebersolin, para se të kishte një lidhje trevjeçare me basketbollistin Sasha Vujaçiq.
Lidhja ishte serioze dhe madje edhe u fejuan në vitin 2010, para se të divorcoheshin pas dy viteve.
Sharapova iu kthye lidhjeve brenda skenës së tenisit, duke u lidhur me tenistin bullgar Girgor Dimitrov, pasi kishte rënë në sy të tij gjatë një meçi në vitin 2013.
Gjërat nuk zgjatën shumë me Dimitrovin dhe u ndanë dy vite më vonë.
Ajo aktualisht është në lidhje me biznesmenin britanik Alexander Gilkes, bashkëthemeluesin e platformës të ankandeve online Paddle8. Janë së bashku që nga viti 2018.
Është e njohur se koleget brenda tenistit e kanë parë Sharapovan si të ftohtë dhe jomiqësore.
Edhe
Sharapova, garuesja e përkryer me trashëgimi të komplikuar
E veçanërisht kështu e ka parë tenistja amerikane Serena Williams, me të cilën Sharapova ka pasur një armiqësi të gjatë.
Kishte sigurisht tension, por në fushë ishte Williams forcë dominonte, ku amerikanja ka fituar 19 meçe rresht kundër Sharapovas që nga viti 2004.
Në biografinë e saj, Sharapova kishte shkruar: “Mendoj se Serena më ka urryer pasi isha një fëmijë thatanik që e mposhti atë në Wimbledon”.
Në përgjithësi ajo ka fituar pesë Grand Slame, ndërsa një kohë ishte edhe numër një në botë.
Dhembjet e shpatullës e frenuan atë, ndërsa suspendimi 15 mujorë në vitin 2016 për testim pozitiv me substancën Meldonium, substancë që merret edhe për personat që kanë probleme me zemër, ndikoi që të bindte fama e saj.
EdheNë vitet e fundit, Sharapova ka shfrytëzuar në maksimum pozitën e saj në sport për interesa biznesore, përfshirë edhe lansimin e markës së sheqerkave Sugarpova.
Ajo po ashtu ka investime në serinë e famshme të Arteve Marciale të Përziera, në UFC, po ashtu në markën e kremit për mbrojtje nga dielli, Supergoop. Duket se ajo ka shumë punë për të mbajtur veten të zënë pasi është larguar nga tenisi.