Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri mohon se u kursye për ndeshjen me Serbinë, e sheh nder të përmendet krah Messit e Ronaldos

Xherdan Shaqiri pasi shenoi gol kunder Serbise ne Katar 2022

Xherdan Shaqiri me golin e shënuar kundër Serbisë në fitoren 3:2 të Zvicrës, ishte futur në listën e rekordeve. Ai kishte arritur një gjë që e arritën vetëm Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, të shënojë gola në tre kampionate botërore.

“Të jesh në një listë me emra të tillë është shumë e veçantë. Ata janë më të mirët në botë”, ka thënë Shaqiri raporton “Blick”.

Shaqiri ishte mjaft i kërkuar nga gazetarët në stërvitje të dielën. Gati 50 gazetarë erdhën t’i bënin pyetje atij.

Shumica e pyetjeve sillen rreth lojës me Serbinë. Ishte e veçantë kjo ndeshje edhe për Shaqirin.

“Por e dija nga viti 2018 se çfarë më priste”, thotë Shaqiri.

Edhe Tetë vjet nga golat dhe shqiponjat e Shaqirit dhe Xhakës kundër Serbisë Futboll Tetë vjet nga golat dhe shqiponjat e Shaqirit dhe Xhakës kundër Serbisë

Si në Botërorin 2018 në Rusi, Shaqiri shënoi edhe në Katar kundër Serbisë.

Në vend të shqiponjës dykrenore, ai në ndeshjen e së premtes brohoriti duke bërë më gisht tregues te emri tij, ndërsa para se të shënonte ishte fishkëllyer në çdo prekje të topit.

“Kishte shumë emocione të përfshira, por isha i përqendruar në performancën time”, thotë Shaqiri.

Shaqiri mungoi në ndeshjen kundër Brazilit, të cilën e humbi Zvicra me 1:0. Por, kundër Serbisë ishte vendimtar. Pos golit nisi aksionet nga ku u shënuan dy gola tjerë.

Ai mohon se ishte kursyer për ndeshjen ndaj Serbisë.

“Është marrëzi kjo”, thotë Shaqiri.

Shaqiri ishte zemëruar kur seleksionuesi i Zvicrës, Murat Yakin, e zëvendësoi atë pas 60 minutave lojë.

“Nuk isha i kënaqur, i thashë edhe trajnerit, por e pranova vendimin e tij. Doja të shënoja edhe një gol e të fitonim grupin”, thotë Shaqiri.

Shaqiri nuk bën një dramë për këtë. Ai po ashtu i sheh të tepërta kritikat për punën e tij në mbrojtje.

Edhe Shaqiri: Kalimi i grupit, objektivi minimal i Zvicrës Botërori 2026 Shaqiri: Kalimi i grupit, objektivi minimal i Zvicrës

“Detyra ime kryesore është sulmi. Nëse nuk shënoj apo asistoj, atëherë as mediat nuk janë të lumtura”, thotë Shaqiri.

Shaqiri është pyetur edhe për Granit Xhakën dhe për festën e tij pas ndeshjes me fanellën e Ardon Jasharit.

“Nuk besoj se ai donte t’i dërgonte një përshëndetje shtesë dikujt”, thotë Shaqiri.

Shaqiri kishte shënuar “hat-trick” në Botërorin 2014 në ndeshjen kundër Hondurasit. Në vitin 2016 ai realizoi supergol në 1/8 e finales kundër Polonisë. E në Botërorin 2018 në Rusi, ndihmoi kualifikimin e Zvicrës në 1/8 e finales duke shënuar golin e fitores ndaj Serbisë.

Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, kujton një ngjarje në Evropianin U-21 të vitit 2011, kur Zvicra arriti në finale.

“Ai u ankua tek unë sepse nuk po gjuanim shumë në portë dhe po bëjmë shumë taktikë në stërvitje. Unë u desh të shtoja gjuajtjet në fund të stërvitjeve”, tregon Tami.

Shaqiri karakterizohet për pasion në fushë edhe sot.

Ai është optimist se Zvicra mund ta kalojë Portugalinë në 1/8 e finales të Botërorit në Katar.

“Ne kemi dëshmuar se mund t’u shkaktojmë shumë probleme”, thotë Shaqiri.

Edhe Shaqiri tregon se e kishte shqyrtuar seriozisht paraqitjen për Kosovën Futboll Shaqiri tregon se e kishte shqyrtuar seriozisht paraqitjen për Kosovën

Gjithçka është e mundur në një Botëror, në një lojë, e kjo u dëshmua edhe në lojën e Argjentinës me Australinë. Australia gati sa nuk barazoi në fund.

“Nëse të gjithë shikojmë përtej kufijve tanë, atëherë mund të arrijmë diçka të madhe”, thotë Shaqiri.