Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri humb penaltinë

17:15 - Xherdan Shaqiri ka humbur penaltinë në ndeshjen me Swansean në mbyllje të sezonit në Premier Ligë.

Ylli shqiptar nuk arriti që të mposhtë Lukasz Fabianskin në minutën e 54-të duke mos e ngritur epërsinë në dy gola për Stoke Cityn.

Rezultati vazhdon të jetë 1 me 2 në të mirë të ekipit të Shaqirit.


Shaqiri asiston ndaj Swanseas

Ylli shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, ka dhënë një asist të bukur në përballjen e xhiros së fundit në Premier Ligë me Swansean.

Kosovari asistoi për Papa Ndiayen në xhiron e 31-të për të barazuar rezultatin në 1 me 1.

Stoke City, që tashmë është konfirmuar se do të bjerë nga liga, pas pjesës së parë është duke udhëhequr 1 me 2.

Artikuj të ngjashëm