Goli i mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk i ka mjaftuar Stoke Cityt që të sigurojë tre pikë të plota në udhëtimin e vështirë te Leicester City.
Shaqiri realizoi golin dy minuta para fundit të pjesës së parë ndërsa portieri Jack Butland realizoi autogol për barazimin e Leicesterit.
Me këtë barazim Stoke mbetet në pozitën e parafundit të Premier Ligës me 26 pikë.