Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri flet për asistimin e golit të Salahut

Instruksionet e para-lojës nga trajneri Jurgen Klopp kanë bërë që Xherdan Shaqiri të jetë arkitekt i fitores së Liverpoolit kundrejt Huddersfield Town.

Shaqiri ka bërë një asistim perfekt për Mohamed Salahun, i cili edhe e finalizoi atë duke shënuar gol e siguruar fitore, e cila i ka vënë ata në nivel me Manchester Cityn në krye të Premier Ligës, transmeton koha.net.

Shaqiri ka startuar në këtë lojë si mesfushor, ndërsa pas lojës ka treguar se atij i është kërkuar që të jetë forcë kreative nga një rol më ndryshe nga ai që ishte mësuar.

“Unë startova si mesfushor i tretë e që gjithashtu ishte diçka e re sepse zakonisht unë jam sulmues, por mendoj se mund të luaj edhe në këtë pozicion”, ka thënë Shaqiri për Liverpoolfc.com.

“Trajneri me ngulm dëshironte që unë të jem linja në mes dhe unë provova diçka e ne shënuam gol. Jam shumë i lumtur që luajta nga fillimi”, ka shtuar ai.

Për asistimin e tij për Salahun e që ishte goli i fitores së ndeshjes, 27-vjeçari tha: “Salah bëri vrapim të mirë e unë pasimin perfekt kështu që ishte një gol i mirë”.