Mesfushori Xherdan Shaqiri ka qenë titullar në fitoren e Stoke Cityt përballë West Bromwich Albionit me rezultatin 3:1. Shaqiri në minutën e 79-të u largua nga fusha, në ndeshjen që u zhvillua të shtunën në kuadër të javës së 19-të të Premier Leagues së Anglisë. Stoke City zë vendin e 14-të me 19 pikë.
Titullar te Huddersfieldi që barazoi në udhëtim me Southamptonin me shifrat 1:1, ishte mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, shkruan sot “Koha Ditore”. Mbrojtësi i krahut të djathtë luajti deri në minutën e 61-të të kësaj ndeshjeje të zhvilluar po ashtu të shtunën. Huddersfield mban vendin e 11-të me 22 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i lumtur që kam luajtur rregullisht në këto ndeshjet e fundit, sepse është një rast i madh për mua. Transferimi im ishte i vonshëm dhe e dija se më duhej kohë, por shokët e ekipit më ndihmuan të përshtatesha shumë shpejt. Tani jam i lumtur që jam adaptuar kaq shpejt edhe pse në fillim nuk ishte aq e lehtë. Unë jam ende i ri. Të luash në Premier League është një gjë e madhe, jo vetëm për mua, por për tërë qytetin. Është një ëndërr dhe ne të gjithë po e shijojmë duke luajtur në Premier League. Kemi rezultate të mira”, ka thënë Hadërgjonaj për “thesportsman.com”. Hadërgjonaj 23-vjeçar në tetë paraqitje ka kontribuar me një asistim.
Të premten mbrëma në derbin e Anglisë, për Arsenalin që barazoi 3:3 me Liverpoolin, gol shënoi Granit Xhaka. Ai shënoi golin e dytë në minutën e 56-të.