Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri e Xhaka bashkohen me Zvicrën

Futbollistët e Zvicrës janë grumbulluar të hënën në mesditë në Valais për t’u përgatitur për dy ndeshjet e këtij muaji.

Të shtunën Zvicra luan me Kosovën në “Fadil Vokrri”. Xherdan Shaqiri ka udhëtuar përmes Frankfurtit për në Gjenevë, ka njoftuar Blick.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në hotelin e përfaqësueses ai ka arritur pa bagazh. Sipas “Blick”, bagazhi i Shaqirit do të jetë në hotel deri në mbrëmje, pasi bartja e tij është vonuar rrugës. Granit Xhaka e Ardon Jashari ishin të fundit që u paraqitën në hotelin e përfaqësueses helvetike. Është ftuar edhe Uran Bislimi.