Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Shaqiri në formë nis përgatitjet me Zvicrën

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri iu bashkua Përfaqësueses së Zvicrës në kampin stërvitor të mërkurën, ndërsa të enjten stërviti për herën e parë me grupin.

Shaqiri 32-vjeçar pati problem muskulor në fillim të javës.

Shaqiri ishte i pranishëm por munguan Nico Elvedi, Fabian Schar, Vincent Sierro, Ruben Vargas, Silvan Widmer dhe Steven Zuber. Ata kishin pushim për shkak të ngarkesave.

Nga e premtja, Përfaqësuesja e Zvicrës pritet ta marrë formën e plotë.

Treshja kampione e ligave të mëdha evropiane, Granit Xhaka me Leverkusenin, Manuel Akanji me Manchester Cityn dhe Yann Sommer me Interin, do të arrijnë në Abtëil.

Edhe Shaqiri nderohet nga Zvicra për karrierën e lavdishme Futboll Shaqiri nderohet nga Zvicra për karrierën e lavdishme

Pritet edhe rikthimi i treshes së Bolognas, Michel Aebischer, Remo Freuler dhe Dan Ndoye, si dhe Ricardo Rodriguez i Torinos dhe Yvon Mvogo i Lorienit.

Të pranishmit në stërvitje të enjten dhanë edhe autografe për të pranishmit.