Ylli i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri, të mërkurën pasdite ka mbërritur në hotelin ku është duke qëndruar Përfaqësuesja e Zvicrës. 32-vjeçari kishte disa ditë që ndodhej në Zvicër, por i ishte nënshtruar një kontrolli mjekësor për shkak të një problemi muskulor. Por ai do të jetë gati për t’u paraqitur për Zvicrën në Evropianin që nis më 14 qershor.
“Kevin Mbabu, Zeki Amdouni dhe Ardon Jasharin ishin ndër bashkëlojtarët e parë që përshëndetën Shaqirin në parkingun e hotelit”, shkruan “20min.ch”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShaqiri me Zvicrën ka marrë pjesë në katër kampionate botërore dhe dy kampionate evropiane. Ai ka shënuar 30 gola në 121 ndeshje me helvetikët.