Shamanët e Perusë kanë performuar të premten një ritual të tyre para ndeshjes së përfaqësueses së futbollit që luan ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Australisë.
Ndeshja ndërmjet Perusë dhe Australisë luhet në “Al Ryaan” të Katarit të hënën.
Shamanët, të ardhur nga malet, xhungla dhe bregdeti, u mblodhën për ta performuar ritualin që sipas tyre, besohet se do ta ndihmojë Perunë ta mposhtë Australinë.
“Duhet t’u japim përforcime dhe fuqi për të vazhduar, e në fund ta marrim rezultatin që ne duam”, ka thënë Ana Maria Simeon gjatë kësaj ceremonie.