Me një fitore 2:0 ndaj Paraguait, Peruja ka siguruar plejofin për Kupën e Botës, ndërsa Kolumbia për të dytën herë radhazi do të mungojë në ngjarjen më të madhe të futbollit që do të nisë në Katar në nëntor të këtij viti.
Nga Amerika e Jugut, Brazili, Argjentina, Uruguai e Ekuadori prenë biletat direkte për në Katar.
Peruja në plejof do të takohet me fituesin e ndeshjes Australi – Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nga Afrika, përveç Senegalit e Ganës, në Botëror do të jenë edhe Kameruni, Maroku e Tunizia.
Shorti për fazën e grupeve të Botërorit do të mbahet më 1 prill.
Artikuj të ngjashëm