Pikë kthese në këtë kampionat e ka vlerësuar pikën e fituar ndaj Dritës trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala.
Shala e ka vlerësuar lartë skuadrën e Dritës, por është shumë i kënaqur me barazimin 1:1 të shtunën.
“Marrë parasysh ekipin e Dritës, një pikë ndaj tyre do të jetë e kthesës për ne për të na ecur mbarë. Vlen shumë kjo pikë. Po të pyetesha para ndeshjes se cilin kundërshtar dëshiron ta kesh, do ta zgjidhja Ballkanin ose Dritën, për shkak të motivit të lojtarëve. E kemi përgatitur këtë takim në atë mënyrë për ta mbyllur Dritën, ashtu siç e mbuluam Besnik Krasniqin. Nuk jam i kënaqur me mbajtjen e topit, por duke parë kundërshtarin, jam i kënaqur me një pikë”, ka thënë për “Art Motion” trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala.
https://www.koha.net/sport/392107/baftiu-kalon-driten-ne-epersi/