Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shala: Jemi futur seriozisht në garën për mbijetesë

Burim Shala

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala ka thënë se futbollistët e tij kanë dëshmuar se fitorja ndaj Dritës nuk ka qenë e rastësishme.

Ai është i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Ballkanit.

“Dallimin në këtë ndeshje e bëri disiplina taktike e treguar nga lojtarët e mi. Ata i zbatuan detyrat me angazhim maksimal. E kanë kryer punën dhe morën më të mirën. Kjo fitore na fut në hap të mirë në garën për mbijetesë. Dhe, tregoi se fitorja ndaj Dritës nuk ishte rastësi”, ka thënë Shala.

LEXO EDHE: