Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shala: Besoj fuqishëm se do të zgjidhem kryetare e KOK-ut

Nënkryetarja e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Linda Shala, e sheh veten favorite për të drejtimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. Shala, që bazën deleguese e ka nga FBK-ja, ka thënë se beson fuqishëm në përkrahjen e komunitetit sportiv. Për mision ka zhvillimin, promovimin dhe mbrojtjen e Lëvizjes Olimpike në Kosovë, në pajtueshmëri me Kartën Olimpike.

“Besoj fuqishëm që do ta kem përkrahjen e kuvendarëve, përfaqësuesve të federatave sportive dhe se do të zgjidhem kryetare e Komitetit Olimpik të Kosovës”, ka thënë Shala për KOHËN. Më poshtë mund t’i gjeni pikat kryesore të programit të Linda Shalës.

Asambleja e Punës dhe ajo Zgjedhore e KOK-ut do të mbahet të enjten. 

Programi i kandidates Linda Shala:

1. Plani Strategjik 2022-2026 në krijimin e kushteve adekuate për sportistët, për arritjen e rezultateve kulmore.

Edhe Sot vendoset për të parin e KOK-ut Sport Sot vendoset për të parin e KOK-ut

2. Faktorizimi i Komitetit Olimpik dhe federatave sportive në vendimmarrje, në proceset e planifikimit dhe realizimit të hapësirave sportive, si parakusht për zhvillimin e sportit, duke siguruar se investimet bëhen drejt dhe saktë.

3. Hartimi i kalendarit vjetor të aktiviteteve sportive, kulturore dhe shoqërore me përfshirje masive që do të promovojë frymën olimpike mes gjeneratave të reja dhe shoqërisë në përgjithësi.

4. Ngritja e vazhdueshme e kuadrove profesionale në sport. Edukimi Olimpik, bashkëpunimi profesional me organizatat ndërkombëtare në programet nacionale për zhvillimin e disiplinave sportive në vend.

5. Ngritja e nivelit të komunikimit me qytetaret, sportistet, rininë, institucionet, dhe bizneset që të promovohen vlerat olimpike dhe sukseset e sportisteve tanë.

6. Ngritja e përfaqësimit të vajzave dhe grave në sport në të gjitha nivelet po edhe më gjerë.

7. Diversifikimi i burimeve të financimit dhe rritja e buxhetit të KOK-ut.

8. Mbështetje për aftësim profesional të sportistëve pas përfundimit të karrierës sportive me qëllim të sigurimit të punësimit dhe mbështetje të ndërmarrësisë së tyre.

Edhe Tre kandidatë për kryetar të KOK-ut Sport Tre kandidatë për kryetar të KOK-ut

9. Muzeu i sportit dhe digjitalizimi i të gjitha dokumentacioneve ndër vite të historisë së zhvillimit të sportit në Kosovë.

10.Avancimi i përfaqësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe organet e KON-it, si dhe organizatat e tjera ndërkombëtare që profesionistët e sportit dhe Kosova të kenë përfitime direkte dhe të promovohen në arenën ndërkombëtare.