Sport

FBK-ja zyrtarizon nominimin e Linda Shalës për presidente të KOK-ut

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, Linda Shalës për kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Me këtë nominim, FBK-ja e fillon fushatën e saj për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas në kuadër të FIBA Europe Girls Program, njëherësh kampanjës "Her World, Her Rules", thuhet në njoftim.

Kjo fushatë synon që t’i motivojë vajzat për t’u marrë me basketboll dhe ndërgjegjësojë opinionin për përkrahjen e sportit të vajzave në përgjithësi dhe fuqizimin e gruas në veçanti.

“Nga FBK veprim konkret, një grua për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës”, mbyllet njoftimi i FBK-së.