Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shakhtari evakuon lojtarët brazilian në Rumani

Shakhtar Donetsku ka evakuuar futbollistët brazilian në Rumani pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Ekipi nga Premier League e Ukrainës, ka punuar me UEFA-n për t’i larguar 12 futbollistët nga konflikti, i cili ka filluar të shpërndahet në gjithë territorin.

Shakhtari ka thënë se edhe dy ekipet tjera, Dynamo Kievi dhe Dnipro kanë arritur t’i largojnë futbollistët e huaj nga Ukraina.

“Duam të falënderojmë të gjithë ata që na ndihmuan dhe morën pjesë në këtë proces. Evakuimi i lojtarëve u bë i mundur falë ndihmës personale të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, presidentit të Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrii Pavelko dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Moldavisë, Leonid Oleinichenko”.

Shakhtari është lider në elitën e futbollit të Ukrainës por nuk e ka luajtur asnjë ndeshje që nga 11 dhjetori, si rezultat i pushimit të dimrit dhe pastaj pezullimit të rifillimit të kampionatit për shkak të sulmeve të Rusisë. Të hënën, FIFA dhe UEFA pezulluan klubet dhe përfaqësueset e Rusisë nga të gjitha garat deri në një njoftim tjetër.