Elhami Shabani dhe Herolind Nishevci kanë zënë vendet e pesta në Premier Ligën e karatesë, e cila prej 12-14 mars u mbajt në Stamboll të Turqisë. Të dy garuesit humbën luftërat për medaljen e bronztë.
Të dy karateistët fituan pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Shabani, në kategorinë deri në 75 kilogramë, u përball me gjermanin, Noah Bitch, me të cilën barazoi 0:0, por që gjyqtarët vendosën t’i japin fitoren 3:2 garuesit nga Gjermania, vendim ky të cilin karateisti kosovar e konsideroi të padrejtë.
“Gjyqtarët ia dhanë fitoren kundërshtarit, shkaku që vjen nga një shtet i fortë. Të gjithë gjyqtarët që e kanë parë meçin më kanë shkruar, duke më thënë se unë e meritova fitoren. Gjyqtari kryesor që ishte nga Maqedonia e Veriut e ngriti flamurin për mua, por të tjerët ishin kundër”, ka deklaruar ai pas ndeshjes.
Shabani të shtunën shënoi katër fitore, ndërsa mundi edhe kampionin e botës nga viti 2018, iranianin Bahman Asgari.
Karateisti tjetër, Nishevci, garoi në kategorinë plus 84 kilogramë. Në luftën për medaljen e bronztë u mposht nga Asiman Gurbanli i Azerbajxhanit.
-
Pas Oranës, edhe Shabani e Nishevci fitojnë medalje
-
Medalisti evropian mbetet jashtë Evropianit për mungesë të buxhetit
-
Karateistët pa sukses e mbyllën edhe ditën e dytë të Botërorit
-
Tre vëllezërit e përfaqësueses së Kosovës
-
Dënohen karateistët kosovarë me medalje evropiane, “lufta” në tatami nuk u mjaftoi