Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sfidat e përfaqësueses së Xhamajkës për të arritur në Botëror

Konsulli i përgjithshëm i Xhamajkës në Florida të Jugut organizonte një festë në shtëpinë e tij në mesjavë për të mbledhur fonde për "Reggae Girlz", përfaqësuesen e parë të futbollit të femrave nga Karaibet që është kualifikuar në një Kupë të Botës.

Tavolinat ishin vendosur rreth pishinës dhe lojtaret dhe stafi i trajnerëve ishin aty, por secilit mysafir iu kërkua të sjellë diçka më tepër: një donacion prej së paku 100 dollarëve për të ndihmuar Xhamajkën të përfundojë përgatitjet për të garuar në Botërorin në Francë muajin e ardhshëm.

Turneu nis për më pak se dy javë dhe kështu koha, si dhe paratë, janë mangësi, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse storia e futbollit të femrave në vitet e fundit ka qenë lufta që po vazhdon për paga të barabarta, ka pasur pabarazi të ndryshme edhe për fundi sipërfaqes. Derisa futbolli i femrave ka bërë përparim të madh në disa shtete, përkrahja për të, e veçanërisht financiarisht, dallon nga shtetet.

Franca, vendi nikoqir i Botërorit, ka një ligë profesioniste të madhe në futboll të femrave dhe lojtaret e saj kanë kaluar javët e fundit duke u përgatitur për Kupën e Botës në qendrën nacionale stërvitore të federatës franceze. SHBA-ja, si kampione në fuqi dhe fitues e trefishtë, është duke kompletuar një turne të pasur lamtumirës nëpër vend këtë fundjavë, ndërsa ndeshjet e saj transmetohen në ESPN dhe po ashtu fotografi të lojtareve gjenden në billborde gjigante nëpër ndërtesa në qytete të mëdha.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)