Uruguai ka arritur në Florida të dielën sipas kohës në SHBA, në prag të ndeshjes së parë në Kupën e Botës. Fluturimi i përfaqësueses së Uruguait nga Meksika është shtyrë për disa orë dhe kjo bëri bujë.
Ndeshja mes Arabisë Saudite dhe Uruguait zhvillohet në Miami në mesnatën mes të hënës e së martës.
“Për shkak të një gabimi në lejen e linjës ajrore në Meksikë, nisja e ekipit përfaqësues të Uruguait për fluturimin nga Cancuni për në Miami është shtyrë”, ka njoftuar FIFA.
“Linja ajrore ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar. FIFA ishte në kontakt me përfaqësuesen e Uruguait gjatë gjithë vonesës dhe punoi së bashku me partnerët për përshpejtimin e procesit”.
Trajneri Marcelo Bielsa dhe mbrojtësi Jose Maria Gimenez folën me gazetarët në stadium të dielën mbrëma. Bielsa tha se vonesa nuk shkaktoi problem.
Gimenez ka shtuar se shtyrja e fluturimit u ka mundësuar të pushojnë në hotel.