Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla transferon mbrojtësin Nianzou

Skuadra e Sevillas ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Bayern Muenchenin për transferimin e qendërmbrojtësit Tanguy Nianzou.

Francezi 20-vjeçar me ekipin spanjoll ka firmosur kontratë pesëvjeçare. Sevilla nuk i ka bërë publike detajet e marrëveshjes për Bayernin, por raportohet se për Nianzoun ka paguar 16 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Nianzou ishte pjesë e Bayernit prej vitit 2020 kur iu bashkua si lojtari i lirë pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainn.

Me fanellën e Bayernit, sezonin e shkuar regjistroi 22 paraqitje për bavarezët në të gjitha gar