Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla kërkon 80 milionë euro për Kounden

Jules Kounde mund të transferohet te Chelsea këtë verë. Por, për të ndodhur një gjë e tillë, Sevilla po kërkon 80 milionë euro për mbrojtësin francez.

Goal ka bërë të ditur të martën se Chelsea dhe Sevilla tashmë i kanë nisur bisedimet për Kounden.

Edhe lojtari është i hapur për një kalim në Londër dhe u mbetet klubeve që të arrijnë marrëveshje.

Chelsea është i gatshëm ta ofrojë Kurt Zouman dhe një shumë parash për Kounden, gjë e cila nuk po pranohet nga Sevilla, klub që kërkon të paguhet klauzola e francezit prej 80 milionë eurosh.

Nëse në marrëveshje mes klubeve përfshihet edhe një futbollist tjetër, atëherë Sevilla do të kërkojë edhe rreth 45 milionë euro.

Kounde ka kontratë me Sevillen deri në vitin 2024.