Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla interesohet për Delaneyn

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Thomas Delaney ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në La Liga. Bëhet e ditur, se interesim për shërbimet e tij ka treguar skuadra e Sevilla. Ekipi nga La Liga i ka ofruar Dortmundit katër milionë euro dëmshpërblim për kartonin e mesfushorit 29-vjeçar.

Delaney pëlqehet shumë nga Sevilla, që po shpreson ta mposht konkurrencën e Romës, ekip që gjithashtu ka shprehur interesim për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Delaney sezonin e fundit ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime në 34 ndeshje gjerman. Ai me Dortmundin ka kontratë deri në vitin tjetër.