Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sermaxhaj nuk vazhdon bashkëpunimin me Drenicën

Trajneri Sami Sermaxhaj nuk do të jetë në krye të skuadrës së Drenicës edhe për edicionin e ri. Klubi nga Skenderaj, të hënën ka njoftuar se nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit me Sermaxhajn.

Klubi ka falënderuar Sermaxhajn për punën e tij dhe ka bërë të ditur se së shpejti do të bëhet i ditur emri i trajnerit të ri.

“Drejtuesit e klubit dhe trajneri nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Sermaxhaj, dhe kësisoj klubi tashmë është venë në kërkim të një trajneri të ri për edicionin 2021/2022. Klubi futbollistik ‘Drenica’, e falënderon trajnerin Sami Sermaxhaj për kontributin dhe angazhimin e dhënë për KF Drenica gjatë kësaj kohe, dhe i uron suksese në të ardhmen. Drejtuesit e klubit, janë të angazhuar që shumë shpejt ta emërojnë trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Drenicës.