Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sermaxhaj e arrin qëllimin me Drenicën

Drenica i shpëtoi rënies nga elita e futbollit në xhiron e fundit. Madje, “kuqezinjtë” i shpëtuan edhe mbetjes në barazh.

Një arritje të tillë, Drenica e ka shënuar me trajnerin Sami Sermaxhaj. Sermaxhaj u shpreh shumë i lumtur me objektivin e arritur.

“Të them të drejtën kemi besuar, por asnjëherë nuk e kemi ditur sigurt që do të mbërrijmë këtu. Kryesia ka qëndruar afër lojtarëve. Lojtarët ishin të përgatitur ta pranojnë një koncept të ri të lojës që rezultoi pozitiv. Realizuam objektivin për mbetje në Superligë. Sa i përket lojës, ishte lojë e fortë. Pësuam dy gola shumë të butë. Shpeshherë këso golash po pranojmë. Por, e rëndësishme është që Drenica do të vazhdojë të jetë në elitën e futbollit kosovar”, tha fillimisht trajneri Sermaxhaj.

Kontrata e tij përfundon me arritjen e objektivit, ndërsa nuk e di nëse do të jetë trajner i skuadrës edhe për sezonin tjetër.

“Nëse kryesuesit e klubit kanë ndonjë projekt, mund të ndodh që të jem pjesë e projektit. Me ditën e sotme e përfundojmë kontratën me Drenicën. Varet nga drejtuesit e klubit se si do ta vazhdojnë projektin për sezonin tjetër”, përfundoi Sermaxhaj.

Artikuj të ngjashëm