Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj pas barazimit me Feronikelin, ka përgëzuar lojtarët për angazhimin në pjesën e dytë.
Trajneri i “kuqezinjve” shpreson që Drenica në fund të arrij të mbetet pjesë e Superligës.
Pësuam gol shumë herët dhe ai gol na nxjerri nga loja. Në pjesën e parë nuk ishim në lojën tonë. Por në pjesën e dytë lojtarët ndryshuan rrjedhën e lojës pasi janë angazhuar maksimalisht për këtë ndeshje të cilën nuk kemi dashur ta humbim. Në këtë ndeshje nuk rrodhen gjërat siç i kemi planifikuar mirëpo kemi shumë punë të bëjmë për të arritur objektivat të cilat i kemi. Jemi duke punuar të gjithë së bashku që të arrijmë të mbesim në Superligë”, deklaroi Sermaxhaj.