Paris Saint-Germaini mund ta ketë sërish në formacion treshen e frikshme të sulmit, Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.
PSG-ja të shtunën nga ora 17:00 luan në shtëpi kundër Troyesit. Ky ballafaqim i takon xhiros së 13-të të Ligue 1.
Në fitoren e javës së kaluar, braziliani Neymar mungoi, por PSG-ja mposhti Ajaccion 3:0.
Neymari dhe Sergio Ramosi ishin të suspenduar.
Që të tre yjet ishin të pranishëm në Ligën e Kampionëve të martën, kur skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier, kaloi në 1/8 e finales pas fitores së thellë ndaj Maccabi Haifas, 7:2.
Secili nga ta arriti të shënohej në listën e realizatorëve, ndërsa Mbappe e Messi realizuan nga dy gola.
PSG-ja është lidere në Francë me 32 pikë. Ka goldallim +27.
Edhe
PSG-ja fiton dhe forcohet në vendi ne parë
Troyesi është i 11-i me 13 pikë.
Kjo skuadër nuk e ka mposhtur PSG-në që prej nëntorit të vitit 2001 kur Patrice Loko kishte shënuar golin e vetëm.
Në atë kohë, për PSG-në luanin Nicolas Anelka, Mikel Arteta dhe Mauricio Pochettino.