Paris Saint-Germaini është në telashe së fundmi. Presioni që kishte trajneri Christophe Galtier u pasua me suspendim të Lionel Messit dhe protesta nga tifozët jashtë shtëpisë së Neymarit.
Ky edicion nga njohës të futbollit po shihet si i dështuar për Parisin.
PSG-ja është eliminuar nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales nga Bayern Munichu, e në të njëjtën fazë u eliminua edhe nga Kupa e Francës.
Megjithatë, PSG-ja e ka mundësinë ta fitojë titullin në Francë.
Ka 75 pikë në pozitën e parë, pesë më shumë se Marseille dhe gjashtë më shumë se Lensi.
Edhe
PSG-ja pushon sërish, skuadrat tjera ndjekin zonën Champions
PSG-ja e mbyll xhiron e 34-t të dielën, në udhëtim te Troyesi. Kjo ndeshje luhet prej orës 20:45.
Në rast të fitores parisienët do t’i afroheshin titullit të 11-të në Ligue 1.
Të dielën e kaluar, PSG-ja pësoi disfatë 3:1 nga Lorienti. Ishte humbja e gjashtë në 17 ndeshje të Ligue 1 në vitin 2023. Para Kupës së Botës, kjo skuadër nuk e kishte humbur asnjë ballafaqim në të gjitha garat.
Pas humbjes nga Lorienti, Messi nuk u shfaq në stërvitje, ndërsa udhëtoi në Arabinë Saudite pa lejen e klubit.
Edhe
PSG-ja pushon në fundjavë, përgatitet për “Champions”
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” u suspendua nga skuadra dhe nuk do të luajë në fundjavë.
Marseille dhe Lensi luftojnë për titull por e dinë se do të jetë shumë e vështirë. Tashmë vëmendja është kthyer më shumë kah sigurimi i pozitës që dërgon në “Champions”.